Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kampioni botëror i peshave të rënda, britaniku Anthony Joshua, beson se kundërshtari i tij i radhës, Andy Ruiz Jr, është në nivelin e kampionatit dhe shtoi se nuk e ka nënvlerësuar atë aspak. I pamposhturi Anthony Joshua do të debutojë në Shtetet e Bashkua të Amerikës, me meçin kundër Andy Ruiz Jr më 1 qershor, në Madison Square Garden të Nju Jorkut, transmeton Gazeta Express. Aftësia e kundërshtarit të tij është vënë në dyshim nga shumë njerëz, mirëpo Joshua beson se Ruiz është një kundërshtar i mrekullueshëm. “Nuk ka të bëjë me mënyrën se si dukesh – është një zanat, aftësi’, ka thënë 29-vjeçari, që i mban titujt IBF, WBA dhe WBO. “Ajo që ka rëndësi në fund është zemra dhe koka jote. Andy ka dëshmuar se i ka këto, se mund të luftojë dhe të boksojë. Vetëm kjo ka rëndësi. Unë mendoj se Andy është një sfidues i mrekullueshëm dhe do ta sjellë më të mirën e vet më 1 qershor”. Ruiz Jr, i lindur në Kaliforni, e ka humbur vetëm një meç në karrierë, nga 33 të zhvilluara. Këtë disfatë ai e pësoi në meçin kundër Joseph Parkerit në Auckland, në vitin 2016. Ai e mposhti Alexander Dimitrenkon më 20 prill. Në matjet për këtë meç, ai ishte 7.7 kg më i rëndë se Joshua në matjet e tij të fundit, në fitoren kundër Alexander Povetkinin në shtator. Por, amerikani është dhjetë centimetra më i shkurtër sesa Joshua dhe kjo bën që britaniku të jetë në epërsi për zgjatjen e krahëve. “Gjithçka që unë kam dëgjuar ka qenë se unë do ta shkatërrojë atë. Por, ai mund të boksojë dhe ka duar. Ai i shkaktoi shumë probleme kampionit botëror Joseph Parker. Andy është në nivelin e kampionit pa dyshim dhe unë s’e kam nënvlerësuar aspak”, shtoi Joshua. Like 0