Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Anthony Joshua nuk ka humbur aspak kohë dhe i është kthyer menjëherë regjimit të plotë stërvitor, pas humbjes së papritur nga Andy Ruiz Jr. Ish-kampioni i unifikuar e ka aktivizuar klauzolën për rimeç me boksierin meksikano-amerikan, me të cilin do të hyjnë sërish në ring gjatë këtij viti. (Foto: Instagram/anthony_joshua) Dhe derisa bota e boksit është akoma në shok pas rrëzimit të katërfishtë të AJ në Madison Square Garden të New Yorkut, vet ai i ka nisur menjëherë përgatitjet për t’i kthyer titujt e tij. Boksieri i lindur në Watford i ka mbajtur të informuar tifozët e tij për angazhimin e menjëhershëm në palestër duke u treguar disa detaje nga përpjekjet për t’u rikthyer në maje. “Mos e lë suksesin të të hyjë në kokë apo humbjen të të hyjë në zemër”, është një prej mesazheve motivuese të Joshuas. Like 0