Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kreu i liberalëve të Serbisë, Cedomir Jovanoviq, ka folur sot për rolin që do të mund të ketë në dialog, Përfaqësuesi Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Jovanoviq ka thënë se Richard Grenell do të pastrojë të gjithë tollovinë që është shkaktuar në dialog, përgjatë kohës sa Ramush Haradinaj ka qenë në pushtet, raporton Gazeta Express. “Unë mendoj se të gjitha çështjet që e kanë rënduar dialogun, duke filluar nga taksa e gjithçka që ka provokuar vendosjen e taksës, (Grenell) do t’i pastrojë. Unë mendoj se eksperienca jonë me Dejtonin, është një tregues i qartë se çfarë mund të pritet nga një Përfaqësues i SHBA’së”, ka thënë Jovanoviq. Sipas tij Richard Grenell do të luaj rolin e njëjtë që kishte pasur Richard Holbrooke 24 vjet më parë. Ndërsa Borko Stefanoviq nga “Aleanca për Serbinë”, thotë se nuk është i sigurt që Grenell do të marrë vendime. “Nuk jam i sigurt që po merr vendime. Ai më shumë do të bëjë presion mbi udhëheqjen tonë”, ka thënë Stefanoviq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kosova anëtarësohet në COST Bordi Drejtues i Programit të Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ka marrë …