Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Cedomir Jovanoviç ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ’90 si një nga udhëheqësit e protestave studentore dhe të bllokut demokratik. Ai konsiderohet si personi që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-Presidentin Sllobodan Millosheviç. Në një intervistë për Tv Klan, ai thotë se Serbia ka kapitulluar në Kosovë, që ka kryer krime atje, por që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje. “Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi vrarë në fillim një mëngjes atë zotëri Kelmendin, vrasja e parë që i kemi nxjerrë fëmijët dhe gruan nga shtëpia. Në Serbi e kemi vrarë atëherë”. Gazetari: Keni thënë që Serbia ka kapitulluar në Kosovë… “Natyrisht. Kapitullimi ka qenë njësoj si gjermanët në vitin ‘45 kur fillimisht kapitulluan te amerikanët dhe më pas arriti Zhukovi dhe u tha ejani sërish dhe kapitulluan edhe për rusët”. Gazetari: Kosova e pavarur apo jo, si ta quajmë këtë në Serbi? “Si mund të quhet kur ushtrinë e huaj e lejon të hyjë në territorin tënd dhe ti tërhiqesh përgjithmonë nga atje? Gazetari: A është Serbia e gatshme që vërtetë të bëjë një marrëveshje përfundimtare? “Nuk është e gatshme, ashtu siç nuk është e gatshme as Kosova”. Jovanoviç, një nga bashkëpunëtorët e Kryeministrit të të vrare Zoran Gjingjiç, thotë se Rusia është ajo që e pengon marrëveshjen ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë treguar koherentë. “Rusët nuk do ta lejojnë konsolidimin e kësaj pjese të Evropës. Kjo nuk është në interesin e tyre. Kjo është politika e tyre. Rusëve duhet t’ua kesh frikën, këtyre të tjerëve nuk mund t’u besosh. A ishte Hojt Ji, pastaj Mitchell, Palmer kurse tani Grenel…me kë jemi duke biseduar”? Jovanoviç këmbëngul se Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën, por ka humbur disa shanse për zgjidhje që nga viti ‘99, me Rambujenë dhe më pas me planin e Ahtisarit. Like 0
Cedomir Jovanoviç ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ’90 si një nga udhëheqësit e protestave studentore dhe të bllokut demokratik. Ai konsiderohet si personi që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-Presidentin Sllobodan Millosheviç. Në një intervistë për Tv Klan, ai thotë se Serbia ka kapitulluar në Kosovë, që ka kryer krime atje, por që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje. “Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi vrarë në fillim një mëngjes atë zotëri Kelmendin, vrasja e parë që i kemi nxjerrë fëmijët dhe gruan nga shtëpia. Në Serbi e kemi vrarë atëherë”. Gazetari: Keni thënë që Serbia ka kapitulluar në Kosovë… “Natyrisht. Kapitullimi ka qenë njësoj si gjermanët në vitin ‘45 kur fillimisht kapitulluan te amerikanët dhe më pas arriti Zhukovi dhe u tha ejani sërish dhe kapitulluan edhe për rusët”. Gazetari: Kosova e pavarur apo jo, si ta quajmë këtë në Serbi? “Si mund të quhet kur ushtrinë e huaj e lejon të hyjë në territorin tënd dhe ti tërhiqesh përgjithmonë nga atje? Gazetari: A është Serbia e gatshme që vërtetë të bëjë një marrëveshje përfundimtare? “Nuk është e gatshme, ashtu siç nuk është e gatshme as Kosova”. Jovanoviç, një nga bashkëpunëtorët e Kryeministrit të të vrare Zoran Gjingjiç, thotë se Rusia është ajo që e pengon marrëveshjen ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë treguar koherentë. “Rusët nuk do ta lejojnë konsolidimin e kësaj pjese të Evropës. Kjo nuk është në interesin e tyre. Kjo është politika e tyre. Rusëve duhet t’ua kesh frikën, këtyre të tjerëve nuk mund t’u besosh. A ishte Hojt Ji, pastaj Mitchell, Palmer kurse tani Grenel…me kë jemi duke biseduar”? Jovanoviç këmbëngul se Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën, por ka humbur disa shanse për zgjidhje që nga viti ‘99, me Rambujenë dhe më pas me planin e Ahtisarit.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dialogu me Serbinë, Kurti kritika për qeveritë e kaluara dhe Bashkimin Evropian Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvend për procesin e dialogut …