Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, ka thënë se nëse Beogradi dhe Prishtina nuk i zgjidhin marrëveshjet mes vete, nuk ka hyrje në Bashkim Europian, për asnjërën palë “Unë kam qenë gjithmonë në favor të një dialogu konstruktiv midis Serbisë dhe Kosovës. Nuk jam i kënaqur që ky proces nuk po ecën në drejtimin e duhur”, tha Junker në një konferencë shtypi me Kryeministrin Edir Rama duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjug nëse ai mendon se deri në skadimin e mandatit aktual të KE mund të bëjë përparim në dialog. Ai u kërkoi Beogradit dhe Prishtinës të kenë më shumë njohuri për pozitën e palës tjetër. “Nëse kjo mosmarrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës nuk zgjidhet, askush nuk do të ketë mundësinë për t’u bërë anëtare e BE. Ne nuk duam të imponojmë paqëndrueshmëri në BE, ne duam të eksportojmë stabilitet në këto vende apo çfarëdo që ju e quani atë “, përfundoi Junker. Kujtojmë se Junckerit, i skadon mandati tash me zgjedhjet që pritet të mbahen në parlament europian. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: As Daçiqi e as Vuçiqi s’mund të ma ndalin fjalën Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur drejtpërdrejt në emisionin “Imazh” …