Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Juventusi është shpallur edhe matematikisht kampion i Serie A për sezonin 2017/2018, një xhiro para përfundimit të kampionatit italian. Zonja e Vjetër kishte nevojë për një pikë të vetme në duelin ndaj Romës për ta siguruar Scudetton e 34 zyrtare (kur kihet parasysh se dy tituj i janë revokuar si pasojë e skandalit Calciopoli). Tifozët e Juventusit në Romë (Foto: Getty Images) Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi. Një mundësi të mirë e pati Paulo Dybala, ndërsa nga ana tjetër rrezikoi Aleksandar Kolarov me një gjuajtje të lirë. Në fillim të gjysmës së dytë, Dybala e futi topin në rrjetë, por u anulua për pozitë jashtë loje. Një moment për t’u përmendur në pjesën e dytë ishte përjashtimi i Radja Nainggolan me kartonin e dytë të verdhë (68′). Radja Nainggolan u përjashtua me karton të kuq (Foto: Getty Images) Ndërkaq, deri në fund të sfidës, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte gol (0-0) dhe në këtë mënyrë, Bianconerët e morën pikën e nevojshme për t’u shpallur kampion për sezonin e sivjetmë në Serie A. Ky ishte trofeu i shtatë radhazi i Juventusit në Serie A, meqë nga sezoni 2011/2012, është klubi i vetëm që i është gëzuar titullit të Italisë këto vite. Në këtë sezon, bardhezinjtë e kanë fituar edhe Kupën e Italisë pas triumfit ndaj Milanit në finale, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuan në çerekfinale nga Real Madridi. Juventusi e fitoi edhe Kupën e Italisë (Foto: Getty Images) Në ndeshjen tjetër, Napoli e mposhti Sampdorian me rezultat 2-0, por mbeti katër pikë prapa Zonjës së Vjetër kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar (vetëm tri pikë janë në lojë). /Telegrafi/ Like 0