K.F Tërnoci pezullon garat kampionale, me mundësi të tërheqjes përfundimtare nga Liga, përkatësisht Zona Jug.
Ky vendim pasoi pas parregullësive të vazhdueshme nga ana e referëve, të cilët klubin shqiptarë e shohin me sy ndryshe.
Kulmi i padrejtësive skandalove ishte fundjavën e kaluar në Vlladiçin Han, ku referi kryesor me vendim të drejtëpërdrejt përjashtoi nga loja 3 lojtarë të Tërnocit.

Paraprakisht gjatë ndeshjes, qëllimisht ishin lënduar edhe dy lojtarë të Tërnocit, ndërse referi nuk kishte marrë masa ndëshkimore. Se ndeshje ishte përgatitur që të poshtërohet ekipi shqiptarë u vërejt edhe nga thirrjet prej publikut me fjalët “shkoni në Shqipëri”.

Gjithashtu, refere anësore ishte e njejta që vitin e kaluar kishte sharë në baza nacionale lojtarët e Tërnocit, duke ja ngritur edhe gishtin e mesit.

Kujtojm se Vlladiçin Hani edhe vitin e kaluar e priti ekipin shqiptarë me thirrje skandaloze nga publiku, duke brohoritur në kor “Vrite Shqiptarin”.

Duket se gjithë këto skandale diskriminuese për ekipin shqiptarë kanë arritur kulmin duke i detyruar të pezullojn garat.

Në foto shihet njoftimi i dërguar në federatë.

Në shqip:
Klubi Futbollistik „Tërnoci“-Tërnoc
Federatës së Futbollit të Serbisë Jug-lindore-Nish

NJOFTIM
Ju njoftojmë se për shkak të gjendjes së krijuar pas vendimeve skandaloze të referit në ndeshjen e fundit në Vlladiçin Han kundër ekipit Morava, tre kartonave të kuq dhe lëndimit të qëllimshëm të dy futbollistëve tanë, nuk jemi në gjendje të zhvillojmë ndeshjen e rradhës të xhiros së 20 si vendës kundër ekipit Allakince, të paraparë për datën 9 prill.

Poashtu ju njoftojmë se pjesëmarrja e jonë në garat e mëtejme është pezulluar, dhe se në terren mund të rikthehemi vetëm nëse hiqen suspendimet ndaj lojtarëve tanë të cilët u ndëshkuan padrejtësisht në ndeshjen e fundit.

Ju bëjmë me dije si juve, ashtu edhe opinionit, se në ndeshjen e fundit ishte arritur kupa e padrejtësive ndaj ekpit tonë në fushën mysafire.
Që nga fillimi i kampionatit referët kanë gjykuar në mënyrë skandaloze ndaj nesh duke ndikuar disa herë në rezultatin e ndeshjes.

Përveç tjerash, futbollistët tanë, në disa raste janë fyer edhe në baza nacionale ndërsa ndaj nikoqirëve të ndeshjes nuk janë marrë kurfarë masash.

Në fund, theksojmë se nëse nuk evitohen këto padrejtësi për situatën e krijuar do të njoftojmë Federatën e futbollit në Serbi dhe shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA-n, ndësa në gjykatat vendore dhe ato ndërkombëtare do të inicojmë padi ndaj diskriminimit në sport për shkak të përkatësisë nacionale dhe fetare.

Tërrnoc, 07.04.2023
Kryesia e KF Tërnoci

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme