Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në seancën e sotme , deputetët duhet të marrin në konsideratë katër pikat e mbetura në rendin e ditës, përkatësisht: zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, zgjedhjen e zëvendëskryetarit të Parlamentit, emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të parlamentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të trupave punues. Kjo ditë shënon herën e parë në historinë e parlamentit të Serbisë që një grup i deputetëve udhëheqet nga një shqiptarë, e që është grupi parlamentar i përbërë nga Alternativa Demokratike Shqiptare dhe Partia e Aksionit Demokratik nga Sanxhaku, i cili udhëheqet nga deputeti Shaip Kamberi. Gjatë diskutimeve të sotshme në emër të grup parlamentar ADSH – SDA ka folur shefi i saj, Shaip Kamberi, i cili gjatë fjalimit të tij është deklaruar se ky grup nuk do të përkrahë kandidaturën e Ivica Daçiq për kryetar të parlamentit. Madje Kamberi i drejtohet Ivica Daçiqit: “Mjafton motivi që të mohohet ekzistimi i varrezave masive të viktimave të luftës së Kosovës, që të votojmë kundër Jush” . Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
47 të vdekur dhe mbi 600 të lënduar pas shpërthimit në një fabrikë 47 persona deri tash kanë humbur jetën pas shpërthimit në një fabrikë të kimikaleve …