Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti popullor z.Shaip Kamberi ka bër me dije se ka proceduarsot në procedur parlamentare ligjin për selitë dhe territorin e gjykatve dhe prokurorive publike, edhe ate Themelimi i Gjykatës themelore në Preshevë,Themelimi i prokurorisë themelore që do të mbulojë territorin e Gjykatës themelore në Bujanoc dhe Preshevë, si dhe Themelimi i Gjykatës së Lartë, me kompetëncë për të mbuluar territorin e Gjykatës themelore në Buajanoc dhe Gjykatës themelore në Preshevë. Ky është njoftimi i plotë i z. Kamberi Në procedurë parlamentare, sot, procedova Ligjin për selitë dhe territorin e gjykatave dhe prokurorive publike. Propozimi për ndryshimin e Ligjit përmban disa elemente qenësore që kanë për qëllim ndërtimin e barazisë, ngritjen e sundimit më të madh të ligjit dhe integrim proporcional e të barabartë të shqiptarëve në këtë degë të pushtetit shtetëror. Themelimi i Gjykatës themelore në Preshevë, institucion ky i cili në komunën e Preshevës është shuar që nga viti 2010, është kërkesa e parë e propozimit të proceduar. Themelimi i prokurorisë themelore që do të mbulojë territorin e Gjykatës themelore në Bujanoc dhe Preshevë, është kërkesa tjetër. Aktualisht, as Presheva as Bujanoci nuk kanë prokurori. Në Bujanoc funksionon njësia e prokurorisë e cila është në varësi të prokurorisë themelore në Vranjë. Themelimi i Gjykatës së Lartë, me kompetëncë për të mbuluar territorin e Gjykatës themelore në Buajanoc dhe Gjykatës themelore në Preshevë, është kërkesa e tretë në propozimin e dorëzuar. Përveç institucioneve themelore të gjyqësorit, kërkesa ka të bëjë edhe më ndërtimin e institucioneve të shkallës së dytë në sistemin e drejtësisë që në në radhë të parë do të mundsëonte pjesmarrjen e drejtë, proporcionale e të e të barabartë të shqiptarëve në gjyqësor. Themelimi i Prokurorisë së Lartë, me kompetencë veprimi në tërritorin e Gjykatës së Lartë për Preshevë e Bujanoc, është kërkesa e katërt në propozimin ligjor që kam dorëzuar në procedurë parlamentare. Rezultatet e publikuara të regjistrimit të popullsisë, të cilat dëshmonë për prezencë absolute të popullsisë shqiptare në strukturën etnike të këtyre komunave, por që, për shkak të diskriminimit shtetërorë janë përjashtuar nga pjesmarrja e drejtë në të gjitha institucionet shtetërore, veçmas në Gjyqësorë, shtrojnë domosdoshmërinë e ndryshimit të Ligjit për selitë dhe territorin e gjykatave, i cili po pamundëson përfaqësimin e drejtë e të barabartë të popullatës shumicë shqiptare të këtyre komunave në sistemin e gjyqësorit. Demokracia dhe adminstrimi i cili mbështeten të premisat e saja themelore – nënkupton mbrojtjen e gjithë popullatës së një shteti pavarësisht nga dallimet e saja kulturore, ekonomike, gjuhësore apo etnike. Shtetet duhet të respektojnë në tërësi sundimin e ligjit dhe standardet ndërkombëtare nga sfera e mbrojtjes së pakicave duke nënkuptuar edhe standardin e pjesmarrjes efektive të pakicave në jetën institucionale. Pavarësisht se është nënshkruese dhe ratifikuese e konventave ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave të Këshillit të Evropës, e cila, për shtetet, imponon pjesmarrjen efektive të pakicave në jetën institucionale, Republika e Serbisë, në mungesë të vullnetit të elitave politike në Beograd, ka krijuar një sistem aparthejdi në sistemin e gjyqësorit në këto komuna, përmes të cilit pjesmarrjen e shqiptarëve e ka sjellë në një përfaqësim simbolik. Ajo ka krijuar rrethana të atilla në të cilat pjesmarrja në institucionet e shtetit konsiderohet e drejtë ekskluzive e popullatës shumicë serbe, jo edhe të tjerëve. Iniciativën time e kanë përkrahur edhe 3 kolegët e mi opozitar. Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe Aleksandar Olenik janë nënshkrues të kësaj iniciative. Faleminderoj për asistencën juridike që nëpërmjet projektit “Asistencë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve përmes përfaqësimit parlamentar” po më jep Organizata “Agreenment” e finansuar dhe mbështetur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Qeveria e Republikës së Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjykata Penale e Shkupit dënoi sot me gjithsej 81,5 vjet burg 7 të akuzuarit për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela Gjykata Penale e Shkupit dënoi sot me gjithsej 81,5 vjet burg 7 të akuzuarit …