Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar për rastin që ka ndodhurë në fshatin Konçul ku është dëmtuar përmendorja e dëshmorit Fatmir Ibishi me çrastë ka ftuar organet kompetente për zbardhjen e rastit dhe parandalimin e provokimit të rasteve të tilla. Ky është postimi i plotë i z.Kamberi Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të. Ky akt rrezikon paqën dhe stabilitetin, provokon banorët shqiptarë të fshatit Konçul dhe Komunës së Bujanocit dhe nxitë situata të padëshirueshme për të gjithë. Është krejtësisht i pakuptimt dhe i papranueshëm qëllimi që të tensionohet situata dhe të nxiten incidente me provokime të këtij lloji. Ftoj organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe parandalimin e provokimeve të tjera eventuale. Foto bujanoci.net Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Erjona Sulejmani më mahnitëse se kurrë Erjona Sulejmani tenton me mënyrën e saj të ndezë festën e Krishtlindjeve. Ish-bashkëshortja e …