Deputeti z.Shaip Kamberi ka pritur sod një Delegacion nga Komiteti i Helsinikit  për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga znj.Sonja Biserko, e cila po qëndron këto ditë në Luginën e Preshevës.

Ky është njoftimi i plotë i z.Kamberi

Në kuadër të përpilimit të Raportit të radhës mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave, e me qëllim të grumbullimit të informacioneve mbi gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga znj. Sonja Biserko, po qëndron këto ditë në Luginë të Preshevës.

Në takim e përbashkët sot biseduam për problemet e shumta me të cilët vazhdojnë të përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës e me theks të veçant për pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

Serbia vazhdon t’i trajtojë pakicat si qytetarë të rendit të dytë.

Prandaj edhe Serbia vazhdon të sillet e painteresuar për të dëgjuar problemet, e pavullnetshme për t’u përballur me to dhe me mungesë dëshire për t’i zgjidhur ato.

Kjo qasje e shtetit ndaj pakicave dëshmon edhe njëher që Serbia është larg rrespektimit të normave universale të të drejtave të njeriut, e që e bënë atë të jetë larg edhe anëtarësimit në BE.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme