Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe një herit Deputet Popullor në Parlamentin e Serbis z.Shaip Kamberi i ka bër apel Qeveris së Kosovës që të rishikojë vendimin për hyrje-daljet në Kosovë, pasi kjo e fundit ka vendosur masa të reja për covid 19 dhe në pika kufitare mund të kalohet vetëm me 3 doza të vaksinës covid19. Ky është reagimi i plotë i z.Kamberi Masat e domosdoshme për mbrojtje nga Pandemia Covid 19 nuk duhet ta kufizojnë lirinë elementare të qarkullimit të lirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët, Kosovën e kanë destinacionin parësor. Vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ta kushtëzuar hyrjen në territorin e RKS me dozën e tretë te vaksinës, apo me PCR test, po e vështirëson dukshëm lirinë e qarkullimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Praktikisht, shumë qytetarë e kanë të pamundur ta marrin dozën e tretë pa kaluar koha nga doza e dytë dhe po ashtu një pjesë e madhe nuk kanë mundësi financiare për t’u pajisur me PCR test për çdo udhëtim në Kosovë. Prandaj, ftojmë Qeverinë ta rishikojë vendimin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ministri Liburn Aliu nga Serbia u refuzuam pa ndonjë arsyetim për vizitën në Luginë Ministri i Qeverisë së Republikës së Kosovë z.Liburin Aliu pritej që sot të vizitonte …