Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe një herit Deputet Popullor në Parlamentin e Serbis z.Shaip Kamberi i ka bër apel Qeveris së Kosovës që të rishikojë vendimin për hyrje-daljet në Kosovë, pasi kjo e fundit ka vendosur masa të reja për covid 19 dhe në pika kufitare mund të kalohet vetëm me 3 doza të vaksinës covid19.

Ky është reagimi i plotë i z.Kamberi

Masat e domosdoshme për mbrojtje nga Pandemia Covid 19 nuk duhet ta kufizojnë lirinë elementare të qarkullimit të lirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët, Kosovën e kanë destinacionin parësor.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ta kushtëzuar hyrjen në territorin e RKS me dozën e tretë te vaksinës, apo me PCR test, po e vështirëson dukshëm lirinë e qarkullimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Praktikisht, shumë qytetarë e kanë të pamundur ta marrin dozën e tretë pa kaluar koha nga doza e dytë dhe po ashtu një pjesë e madhe nuk kanë mundësi financiare për t’u pajisur me PCR test për çdo udhëtim në Kosovë.

Prandaj, ftojmë Qeverinë ta rishikojë vendimin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme