Koalicioni i Shqipëtarve të Luginës vazhdoi tubimin parazgjedhor me mësimdhënës e drejtor të shkollave shqipe nga Komuna e Bujanocit.
Me Dr.Adnanin, Salihin e Ragminë, dje në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, zhvilluam një bashkëbisedim tejet konstruktiv me mësimdhënës e drejtor të shkollave shqipe nga Komuna e Bujanocit, ka shkruar Kamberi.
Janë probleme të panumërta që i preukupojnë këta misionar të dijës, të cilët po ballafqohen me trajtimin e barabartë në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, krahasuar me kolegët e tyre në Serbi.
Mungesa e teksteve për shkollat e mesme sipas standardeve të reja, mosnjohja e diplomave nga Republika e Kosovës dhe vështërsitë për linçesimin e arsimtarëve, janë problemet më urgjente që duhet gjetur zgjidhje.
Prandaj, neve na duhet që bashkarisht ta kërkojmë zgjidhje në adresën e duhur.
Na duhet organizim e mobilizim që këto barriera të arsimit shqip të gjejnë zgjidhjen e merituar.
Gjithashtu, në takimin e djeshëm, njëzëri u dakorduam që ky lloj takimi me mësimdhënës të mbahet më shpesh, që komunikimi jonë i drejtëpërdrejtë të jetë sa më produktiv.