Deputeti i rizgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë pas vizitës në Tiranë, po zhvillon takime konsultive me partitë politike në Kosovë.

Kamberi i shoqëruar nga dy nënkryetarët e PVD-së, Ardita Sinani dhe Burhan Halili, në kuadër të vizitës në Prishtinë ka zhvilluar takime me krerët e partive politike në Kosovë.

Kamberi ka takuar kryetarin e PDK-ës, Memli Krasniqin, gjatë së cilit takim Kamberi njofton se ishin atje për të shprehur falenderime për mbështetjen e sinqertë dhe të parezervë që ia ka dhanë Krasniqi në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Derisa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi duke e cilësuar Kamberin si patriot të pandalshëm e shembullor të Luginës, ka thënë se gjatë zgjedhjeve pati pengesa e shantazhe të ndryshme.

“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Faleminderit për vizitën e të priftë e mbara, mik!” ka shkruar Krasniqi në facebook. 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme