Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka paraqitur sot flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë. Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, reagoi ndaj kësaj, duke kërkuar nga Kamberi që të largojë flamurin, por ky i fundit akuzoi se me këtë reagim ai po e pengon përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar. Ky është shkrimi i plotë i deputetit Kamberi: Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete. Përderisa pakica kombëtare serbe përdor ligjshëm flamurin në Graçanicë, Kumanovë e Kotor; flamuri shqiptar ndalohet në Luginën e Preshevës. Barazia nuk duhet ndërtuar duke ia ndaluar pakicave kombëtare përdorimin e simboleve të tyre kombëtare. Prandaj sot vendosa flamurin shqiptar në parlament, krahas flamurit serb. Ligji për minoritete duhet të ndryshohet në Serbi. Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë. Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim. Barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq: Për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ka thënë se nuk i frikësohet “dëshirave të shumë njerëzve të cilat nuk janë ndryshuar” Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “kanë mbetur pak serb në Kosovë …