Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë z.Shaip Kamberi ka komentuar deklaraten e Presidentit Serb Aleksandër Vuçiq i cili ka thënë se “janë të domosdoshme marrëdhëniet shumë më të mira me shqiptarët” madje deputeti Kamberi ka ftuar presidentin Vuçiq ,që të heqin dorë nga “imagjinatat virtuele rreth Kosovës” Ky është shkrimi i plotë i z.Kamberi Aleksandër Vuçiq më në fund e paska kuptuar që për Serbinë “janë të domosdoshme marrëdhëniet shumë më të mira me shqiptarët” Po, z.President, a nuk ju kam thënë të njejtën gjë në debatin parlamentar rreth dialogut me Kosovën? A nuk ju kam thënë me atë rast që “si pjesëtar i popullit shqiptar e shoh perspektivën e popullit tim në anëtarësimin në BE, por në të njejtën kohë edhe në bashkëpunimin e ndërsjellë me popujt e Ballkanit Perëndimor, duke e përshirë edhe popullin serb”. A nuk ju kam thënë që “gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i terminologjisë së viteve të 80’ta dhe 90’ta nuk ka vend në këtë dialog mbi pajtimin i cili njëkohësisht nënkupton edhe ballafaqimin me të kaluarën” dhe që “ju nevojitet një qasje e re”. Ju kam cituar edhe intelektualin serb, Bogdan Bogdanoviq, që kishte thënë se “Serbia duhet patjetër me sy të huaj ta shikoj veten” dhe përfundimisht ta kuptoj që “krijimi i miqësive është më i rëndësishëm se fitimi i territoreve”. Si keni reagur Ju atëkohë? Me inat keni refuzuar të heqni dorë nga politika e krimeve të luftës. Në fund të fundit ju ka parë i gjithë publiku se si i keni pranuar sugjerimet e ardhura nga unë. Përsëri po ju them që të heqni dorë nga “imagjinatat virtuele rreth Kosovës” dhe të pranoni jo vetëm realitetin, por edhe përgjegjësinë rreth asaj se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë. Vetëm atëherë mund të flisni për miqësinë me shqiptarët. Deri atëherë duhet patjetër ta kuptoni faktin e pamohueshëm që rruga juaj drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Veseli vazhdon sot mobilizimin me degët, e nisi me Ferizajn dhe Mitrovicën Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot kryesitë e degëve …