Takim i frytshëm me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në Bujanoc Drejtori i Drejtorisë për rajonin dhe shtetet fqinje, Ilir Melo dhe Këshilltari i Ministrit, Besian Zogaj qëndruan për vizitë në Bujanoc. Gjatë takimit u diskutua për mënyrën e konkretizimit të përkrahjes institucionale nga Republika e Shqipërisë, u trajtuan dhe diskutuan nevojat e qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe u konstatua domosdoshmëria e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional. Fondi për përkrahje të Luginës së Preshevës i vendosur në takimin e dy Qeverive vite më parë, dhe riaktivizimi i të njejtit, një mundësi e mirë e thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve konkrete nga Shqipëria për Luginën e Preshevës.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme