Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka nisur konsultimet për formimin e qeverisë me përfaqësuesit e 12 listave që arritën të kalojnë regjistrimin e popullsisë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 3 prill. Sot do të bisedohet me përfaqësuesit e listave minoritare dhe i pari në radhë është kreu i Koalicionit të Shqiptarëve në Luginë, Shaip Kamberi. Pas takimit deputeti i vetëm shqiptarë z.Shaip Kamberi ka thën se “Zbatim të marreveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim” ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam presidentit të Republikës së Serbisë. Nuk është prioritet i joni participimi në qeveri, por, integrimi ne institucionet publike dhe shtetëror në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin pikat që potencuam në takimin e sotëm. Pjesmarrja në qeveri, derisa nuk jemi te integruar në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të shqiptarëve të Luginës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tayna në pushime në Shën Stefani Shumë shpejt arriti që të hy në skenën e muzikës sonë, sidomos atë rap …