• Magazina
Faqja Kryesore Lajme Kapen 49 kilogramë kokainë në portin e Durrësit të ardhura nga Ekuadori

Kapen 49 kilogramë kokainë në portin e Durrësit të ardhura nga Ekuadori

2 Min e Lexuar
0
0
15

Policia ka vënë në pranga Selim Çekajn, babanë e Arbër Çakajt, pasi në një kontejner të mbushur me banane që vinte nga Ekuadori janë kapur 49 kilogramë kokainë.

Arbër Çekaj është dënuar me 14 vjet burg për trafikimin e 613 kilogramë kokainë po nga Ekuadori.

E njëjta kompani, e njëjta linjë trafiku, me të njëjtin mall, banane në kontejner, ndryshon vetëm emri i pritësit po që ngelet brenda së njëjtës familjes.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontejnerë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin Selim Çakajn, të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike kokainë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën