Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sipas informacioneve të sigurta të Lugina-Lajmit, transferi mujor i rregullt nga Ministria Financave, për Komunën e Preshevës është bllokuar nga muaji gusht, dhe pagat e punonjësve komunal, po sigurohen nga buxheti i rregullt i Komunës së Preshevës. Lugina-Lajmi mëson se pagat për punëtorët e administratës mund të sigurohen vetëm edhe për muajin tetor, dhe se Komuna e Preshevës, do të hyjë në krizën më të madhe financiare. E tërë situata bllokuese, ka rezultuar me keqmenaxhimin e departamentit të Bujqësisë pranë Komunës së Preshevës, e cila nuk i ka zbatuar urdhëresat e Ministrisë së Bujqësisë, gjë që këta të fundit kanë kërkuar nga Ministria e Financave që transferi mujor për paga dhe investime t’i bllokohet Komunës së Preshevës. Transferi mujor për Komunën e Preshevës, kap vlerën mbi 30 milionë dinarëve. Megjithate, kjo nuk është hera e parë që Komunës së Preshevës po i bllokohet transferi mujor, por kjo është hera e parë që buxheti komunal i Preshevës po përjeton kolapsin si asnjëherë më parë./Lugina-Lajm/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryeministrja Bërnabiq e përsëritë nuk ka dialog pa heqjen e taksës Zyrtarët serbë, gjatë ditës kanë dhënë deklarata të shumta lidhur me Kosovën dhe mundësinë …