Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa me fillimin e gjysëmvjetorit të dytë ka vizituar gjimnazin ” Sezai Surroi” në Bujanoc dhe gjimnazin ” Skenderbeu” në Preshevë, me çrasta para dy drjetorve ka thën që pas suksesit me sigurimin e teksteve mësimore për filloristët koha është për shkollat e mesme. Ky është njofti i plotë i z.Mustafa Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, vizitova Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë dhe “Sezai Surroi” në Bujanoc. Në dy takimet, me drejtorin Nader Sadiku dhe Zejni Fejzullahu urova dhe shpreha gadishmërin e plotë të Këshillit Kombëtar Shqiptar për bashkërendim. Diskutuam për mbarëvajtjen e mësimnxënjes që po zhvillohet sipas modelit të kombinuar të aplikuar që nga 1 shtatori 2020. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt të shkollave fillore do të zhvillojnë mësimin ditore në shkollë, ndërsa nxënësit e cikleve të larta do të ndjekin mësimet në mënyrë alternative, drejtpërdrejtë dhe në distancë. Përderisa nxënësit e shkollave të mesme do të shkojnë në shkollë për një javë, dhe më pas të mësojnë në distancë për një javë. Temë e pakapërcyeshme ishte mungesën e librave shkollor për shkollat e mesme në Luginë. Pas suksesit me zgjidhjen sistematike së teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkollat fillore. Koha është për shkollat e mesme. Në bashkëbisedim me drejtuesit e gjimnazeve shqyrtuam parapërgatitjet dhe qasjen strategjike në intensifikimin përpjekjeve për sigurimin e lejeve të teksteve për shkollat e mesme. Ndryshe ky vit shkollor ka qenë me sfida të shumta, edhe më i rënduar shkaku i pandemisë COVID-19, që ka kërkuar zgjidhje kreative për të mos ndaluar mësimin, dhe me metodat e reja sfiduese për mësimdhënësit e nxënësit për të iu përshtatur mësimit në distancë dhe atij të kombinuar. Këshilli Kombëtar Shqiptar është në gatishmëri të plotë të ndihmoj dhe asistojë shkollat shqipe në Luginë të Preshevës në këtë kohë të vështirë të pandemisë dhe jo vetëm… Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Si mund të lindin nënat në maternitet kur drejtori i shikon nga kamerat e sigurisë? Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, ku drejtori …