Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar përmes një kumtese të lëshuar nga Shërbimi për informim i KKSH-së ku thuhet se Këshilli Kombëtar Shqiptar me këtë rast thekson se vështirë mund të gjendet bashkësi më e diskriminuar se sa shqiptarët e Luginës së Preshevës në Evropë. Ja edhe kumtesa e plotë e KKSH-së 10 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Shënohet si përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet. Këshilli Kombëtar Shqiptar me këtë rast thekson se vështirë mund të gjendet bashkësi më e diskriminuar se sa shqiptarët e Luginës së Preshevës në Evropë. Andaj duke shqyrtuar këtë pozitën në të cilën gjenden shqiptarët edhe njëherë publikisht kërkon parandalimin e përkeqësimit të situatës të sigurisë në Luginën e Preshevës dhe ndërprerjen e aksioneve të xhandarmërisë dhe të policisë speciale si dhe çmilitarizimin e rajonit në suaza të paqes, krijimit të një ambienti të qetë dhe stabil për të gjithë qytetarët e këtij rajoni. Respektimin e plotë të Ligjit për Amnistinë (Fl.zyrtare e RFJ-se 37/2002 të 03.07.2001) e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe ndërprerja e të gjitha proceseve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve. Ndriçimi i vrasjeve të civilëve shqiptarë në Luginën e Preshevës gjatë periudhës 1999 – 2001. Çështja e sigurisë publike të jetë në kompetencë ekskluzive të policisë multietnike dhe strukturave të sajë komanduese, hierarkia komanduese të riorganizohet në përputhje me strukturën etnike të popullsisë në Luginën e Preshevës. Kthimin e qëndrueshëm të popullatës së dëbuar nga Lugina e Preshevës përmes kompensimit të dëmeve në pasuritë e tyre dhe ndërprerja e menjëhershme e praktikës së pasivizimit të vendbanimeve si qasje e diskriminimit perfid. Të bëhet decentralizimi i pushtetit dhe transferimi i kompetencave prej nivelit qendror në nivelin e vetadministrimit lokal dhe rajonal, institucioneve tjera shtetërore e posaçërisht në sistemin gjyqësor ku duhet krijuar Gjykatat themelore, Gjykatën e Qarkut, Gjykatën Ekonomike, Këshillin për kundërvajtje dhe Prokuroritë përkatëse me kompetencë territoriale për këtë rajon. Diskriminimi i vazhdueshëm i Qeverisë së Serbisë për planprogramet dhe për tekstet mësimore në shkollat në gjuhën shqipe, sidomos në fushën e mësimit të historisë dhe të kulturës kombëtare shqiptare, po dëshmojnë mungesën e vullnetit të Serbisë për ta mundësuar të drejtën e pakicave kombëtare të ruajnë dhe kultivojnë veçoritë e tyre. Kjo e drejtë themelore e njeriut është e paraparë edhe me Kushtetutën dhe Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të pakicave kombëtare të Republikës së Serbisë, si dhe e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare.Mosnjohja e diplomave të Republikës së Kosovës në Serbi për motive politike është shkelje e të drejtës së njeriut për t’u punësuar me kushte të barabarta, Masat e ndërmarra për mbylljen e godinës së Shtëpisë së Kulturës në Preshevë ku ushtrojnë veprimtarinë edhe Biblioteka e Qytetit, Teatri profesional, Radio Televizioni Presheva, Zyra për të Rinj dhe zyra e Partisë Demokratike Shqiptare janë të papranueshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Aplikimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet e vetadministrimit lokal, institucionet shtetërore dhe ato publike të të gjitha niveleve. Përdorimi zyrtar i simboleve kombëtare të shqiptarëve si dhe e drejta e shënimit publik të datave të rëndësishme nga historia kombëtare. Mos realizimi i obligimeve të marra nga ana e shtetit me Programin qeveritar të vitit 2001 (Plani i Çoviqit) dhe Marrëveshjen e Konçulit të vitit 2001; Marrëveshjen për riorganizimin e Trupit koordinues të marsit 2009; Plani shtatë pikësh të vitit 2013; bëjnë të besojmë me të drejtë në mungesën e vullnetit politik nga Beogradi zyrtar për të trajtuar shqiptarët e Luginës së Preshevës si qytetar të barabartë. Prandaj, veprimtaria e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të shtrihet në harmoni me dokumentet e miratuara nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës e posaçërisht duke u mbështetur në “Deklaratën Politike” të 14 korrikut të vitit 2018. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kurti në konferencë me Thaçin: Ideja për ndarje të Kosovës ka dështuar Kreu i Vetëvendsojes, Albin Kurti hapi fjalimin e tij në konferencën “Zëri i Popullit …