Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur të enjten në zyrat e OSBE-së në Bujanoc tryezën me titull “Liria e shprehjes sё religjonit, si pjesё e tё drejtave elementare tё pёrfshira nё Planin Aksional pёr realizimin e Kapitullit 23 – Marrëveshja për bashkimin e Serbisë në BE”. Në këtë tryezë, pjesëmarrës ishin drejtues të Këshillt Kombëtar Shqiptar, përfaqësues të organizatave fetare, organizatave joqeveritare, studentë, mediave etj. Panelistët Nexhmedin Ademi e Goran Arsiq dhe pjesëmarrësit u pajtuan se ka përparim në lirinë e shprehjes të besimit fetar dhe ngecje në dialogun ndërfetar. Si rekomandim kryesor i tryezës ishte nevoja e përmirësimit dhe e plotësimit të kuadrit ligjor, që do të mundësonin më shumë barazi sistemore e institucionale midis bashkësive të ndryshme fetare. Tryeza e sotme është mbështetur nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd, në kuadër të projektit: “Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Flaka Krelani vjen sërish provokuese Flaka Krelani sapo ka publikuar një foto. Këngëtarja, imazhin e ka ndarë me ndjekësit …