Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur në Bruksel për takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. Bekim Çollaku këshilltar i presidentit Thaçi, i cili gjendet në Bruksel ku sot pritet të zhvillohet takimi në nivel presidentësh ka deklaruar për Radio Televizionin e Kosovës se në këtë takim do të diskutohet për modalitete e një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë. Raundi i katërt i besimeve në Bruksel që do të zhvillohet në nivel të presidenteve, sipas Çollakut do të diskutohet për marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe obliguese, e cila do të mbrojë interesin nacional të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës. Në një lindje direkte nga Brukseli, Çollaku tha për RTK3 se formati i këtij takimi do të jetë i njëjtë dhe sipas tij pritet që nga ky takim të shënohet progres për rrumbullakimin e një marrëveshje përfundimtare. “Ne jemi duke biseduar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe obliguese, e cila në vetvete do të përmbajë të gjitha çështjet e hapura dhe me këtë marrëveshje të mbrohet interesi nacional shtetëror i Kosovës dhe i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ai. Çollaku nuk ka theksuar ndonjë afat kohor se kur mundet të arrihet një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që siç tha ai, kjo nuk varët vetëm nga Kosova por edhe nga pala tjetër. Ai tha se marrëveshja përfundimtare Kosovë-serbi nënkupton edhe njohje reciproke. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vritet Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Në një incident që ka ndodhur me armë zjarri në Pejë, dyshohet se ka …