Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr John Bolton, këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, mund t’i vizitojë Beogradin dhe Prishtinën në fund të gushtit, ndoshta në fillim të shtatorit. Kështu raporton gazeta serbe “Blic” dhe thekson në artikullin e saj se njëkohësisht, Amerika do të fillojë një ofensivë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, domethënë rifillimin e dialogut. Se a do të vijë deri tek kjo vizitë e nivelit të lartë varet nëse Prishtina e heq taksën prej 100 përqind për mallrat serbe, shkruan “Blic”, duke cituar burime diplomatike, transmeton Klan Kosova. Në përputhje me rrethanat, po vazhdon veprimtaria agresive diplomatike që do të çonte në heqjen e taksës. “Nëse ka një garanci që taksa do të hiqet, ai do të vijë. Përndryshe, vizita e tij nuk do të ndodhë, sepse ai thjesht nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Meqenëse situata me taksën nuk është e sigurt për tani, vizita nuk është konfirmuar”, i ka thënë ky burim të përditshmes serbe. Po ashtu theksohet se për shkak të gjithë kësaj, është mjaft e arsyeshme të priten presione të mëdha mbi autoritetet e Prishtinës për ta bërë të mundur vizitën. Blic gjithashtu shkruan se “Bolton, në deklaratën e tij se Amerika nuk përjashton korrigjimet territoriale, e vendosi historinë e demarkacionit një vit më parë si një zgjidhje të mundshme për nyjën e Kosovës, por gjithashtu shënoi praktikisht ndryshimin e politikës së Washingtonit drejt ndryshimit të kufijve në Ballkan”. “Kjo është arsyeja pse kësaj vizite i jepet një rëndësi e madhe, dhe nëse ndodh, do të nënkuptojë në njëfarë mënyre që ka shkuar një hap më tej në drejtim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Berisha: Taksa për autostradën, turpi i Kombit! Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe-ish lideri demokrat, Sali Berisha, e ka cilësuar turp të kombit …