Gardhi me tel në kufirin me Maqedoninë Veriore, ndërtimi i të cilit, sipas vetëqeverisjes lokale në Preshevë, ka filluar dy muaj më parë, është duke u ngritur në përputhje me ndryshimet në Dekretin e qeverisë për masat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Dekreti përcakton që për të parandaluar përhapjen e Covid 19, dhe posaçërisht kalimin masiv të paautorizuar të vendkalimit kufitar, urdhërohet pushtimi i përkohshëm në tokë private ose shtetërore përgjatë kufirit me Maqedoninë Veriore dhe Bullgarinë.

E gjithë kjo thuhet në shpjegimin e vendimit të Ministrisë së Financave për vendimin për okupimin e përkohshëm të pasurisë përmes së cilës kalon ky gardh, dhe botuar në faqen e internetit mfin.gov.rs

Në Preshevë, vetëqeverisja lokale i tha Tanjugut se punimet në gardhin 147 kilometra të gjatë kanë filluar dy muaj më parë, se ajo tashmë është vendosur në pronë të shtetit, ndërsa ndërtimet në parcela private dhe në pyje është ndalur.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha për Tanjug, se Qeveria e Serbisë i informoi ata për ndërtimin e gardhit me tel pak para fillimit të punimeve, pasi, siç shton ai, ngritja e gardhit është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian për të parandaluar një valë të mundshme të refugjatëve nga lindja.

Kështu duket tani zona kufitare mes Miratocit dhe Llojanit pas vendosjes së telave me gjemba nga autoritetet serbe

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme