Kryetari i Këshillit Kombëtar shqipëtar z.Ragmi Mustafa provokimin e sotëm në fshatin Konçul ku u dëmtua permendorja e dëshmorit dhe u vendos flamuri serb e cilson provokim të papranueshëm dhe ftonë për qetësi dhe gjakftohtësi .

Ky është njoftimi i plotë i KKSh-ës

PROVOKIMI I PAPRANUESHËM, KKSH FTONË PËR QETËSI DHE GJAKFTOHTËSI

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën dhe shqetësimin lidhur me me aktet qyqare të provokimit dhe tensionimit të situatës në Luginën e Preshevës.

Persona të pa identifikuar në mbrëmje kanë dëmtuar me grafit lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe në vendë të flamurit kombëtar shqiptar është vendosur flamuri i Serbies në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit.

Janë të pa pranueshme nxitjen e situatës së pasigurisë, përçmimit e nënshtrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Reagimet e kreut shtetëror me rastin e Kullës në Tërnoc dhe rasti i sotshëm në Konçul janë vetëm tregues të klimës dominuese në Serbi kundër shqiptarëve të Luginës në veçanti.

Si produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër pakicave nga politikanët, mediat dhe ministra me ndikim publik në Serbi, asesi nuk mund të trajtohen të reduktuara si shprehje individuale.

Ndryshe nuk mund të presim reagime të institucioneve shtetërore, të cilat krenohen me fyerjet publike ndaj pakicave kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob.

Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme