Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kundërshtuar vendimin mbi përzgjedhjen e projekteve në konkursin për bashkëfinancimin e projekteve mediale në gjuhën e pakicave të vitit 2019 nga Ministria e Kulturës dhe Informimit. Këshilli Kombëtar Shqiptar në shkresën drejtuar Ministrit Vladan Vukosvleviq ka theksuar se Ministria nuk ka respektuar të drejtat e garantuara sipas kushtetutës dhe ligjeve të veçanta për pakicat kombëtare dhe po rrezikon të drejtat e komunitetit shqiptar për informim në gjuhën shqipe. Kjo ministri ka mbështetur kryesisht projektet e parashtruar nga organizatat mediale që i përkasin përkatësisë së shumicës dhe në të njëjtën kohë ka anashkaluar organizata mediale burimore të komunitetit shqiptar. Përmes mediave të dirigjuara nga Beogradi nuk mund të sigurohet e drejta e informimit në gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë Ministria thuajse fare nuk ka marrë parasysh rekomandimet e Këshillit Kombëtar Shqiptar të dërguar më 10/06/2019 me Nr. 191-2/19, edhe pse një gjë e tillë kërkohet të respektohet me ligjet në fuqi. Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar në shkresën e dërguar, ka shprehur shqetësimin e thellë, se qeveria dhe dikasteret e saj, në vazhdimësi duke mos e respektuar këtë institucion po anashkalojnë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në këtë mënyrë po pamundëson bashkëpunimin për të realizuar të drejtat ligjore. Tashmë po bëhet e qartë qasja e kabinetit qeveritar ndaj respektimit të të drejtave të shqiptarëve në të gjitha fushat e veprimit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Paralajmrohen arrestime tjera në Veri të Mitrovicës Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ndërsa ka folur për aksionin e djeshëm në Veri …