Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjatë ditës së sotme në Këshillin Kombëtar Shqiptar, zv/kryetari i KKSH Enver Mehmeti dhe kryetarja e Komisionit për Arsim në kuadër të këtij institucioni priten në takim drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. Temë e diskutimit në këtë mbledhje ishte propozimet për organizimin e punës edukativo-arsimore në shkollat fillore në kohën e pandemisë Covid-19. Të gjithë drejtorët u pajtuan rreth një qasje më fleksibile gjatë kësaj kohe, duke qenë të gatshëm për organizimin e mësimit si brenda ashtu jashtë shkollave gjegjësisht rreth mësimit në distancë. Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar së bashku me drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe në Luginë gjatë periudhës mars-maj(gjendjes së jashtëzakonshme) të këtij viti ka regjistruar 324 njësi mësimore, të cilat janë transmetuar në televizionet lokale (RTV Aldi, RTV Spektri, Radio Televisioni i Preshevës dhe ai i Bujanocit). Gjithashtu drejtorët e shkollave shqipe u njoftuan se janë kryer të gjitha procedurat, dhe janë aprovuar tekstet mësimore nga Shqipëria, të cilat do jenë në duart e nxënësve shqiptarë në Luginë që nga fillimi i këtij viti shkollor. Shërbimi për informim i KKSH Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kosova siguron dalje në det: Nga nesër Dogana e Kosovës vendoset në Durrës Nesër në mesditë mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në …