Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari Ragmi Mustafa dhe një delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar u mirëprit në takim nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) të Republikës së Kosovës, z.Shyqiri Bytyqi. U Bashkëbisedua rreth gjendjes dhe sfidave të arsimit në gjuhën shqipe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ministri Bytyqi mbështet iniciativën e KKSHës dhe homologes, ministres Besa Shahini. Dhe shprehi gatishmërinë e plotë të MAShT që të ndihmojë në koordinim, sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Gjithashtu, u shqyrtuan disa nga mundësitë e bashkëpunimeve të reja, me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në institucionet shkollore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Përmes inkuadrimit në programet e MAShT, apo në bashkëpunim me institucionet tjera, jo vetëm në Kosovë. Ndërkaq, nga Ministri Bytyqi u kërkua të ruhen kuotat në universitetet publike të Kosovës për studentë kandidat nga Lugina e Preshevës dhe të rritet sipas nevojës, gjë për të cilën morëm edhe mbështetjen e ministrit. E falënderojmë ministrin për gatishmërinë që Luginës së Preshevës të i jipet mbështetja që i duhet. Like 1+
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiqi thotë se Merkeli ka kërkuar kompromis në mes të Kosovës dhe Serbisë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar të mërkurën me kancelaren gjermane, Angela Merkel, …