Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke komentuar vizitën e paralajmëruar të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak në Prishtinë vlerëson se pasi ai nuk ka kërkuar falje për siç e kanë quajtur “lojën me harta” ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë “veprimi më i butë që do të duhej ta bënin politikanët kosovarë është që të refuzojnë çdo takim me te deri sa të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga ai veprim”. Ky këshill konsideron se me Lajçakun nuk do të duhej të takohen as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe as ata të mediave. “Gjithashtu, në çdo vend ku ka vetëdije të lartë shtetformuese, njerëzore, politike dhe kombëtare, Mirosllav Lajçak do të pritej me protesta të fuqishme, në çdo vend ku ka planifikuar takime. Duke e injoruar realitetin e krijuar në Kosovë të cilin, Lajçak po bënë përpjekje ta deformojë skajshmërisht, po krijon një presedan të rrezikshëm dhe dekurajues për ndërtim të paqes së qëndrueshme në çdo vend ku ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe Kosova i ka kaluar të gjitha tmerret për të lejuar që një përfituse politik, si puna e Lajçak të bëjë ekzibicione të tilla”. “ Albin Kurti por edhe ata të tjerët që eventualisht pranojnë të takohen me një militant të shquar kundër pavarësisë së Kosovës , pa u distancuar nga veprimi i tij dhe lojës së ndyrë me harta , pa kërkimfalje publike , në fakt rrezikojnë të bëhen edhe vet pjesë të skenarit Lajçak. Faturat tjera, nga ky përfitues dhe mashtrues politik që po i shtynë para planet e Serbisë , nën ombrellën e BE –së, nëse kalohet aq lehtë, sigurisht se do të vijnë shumë shpejt’, thuhet në kumtesë për media të KMDLNJ-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rama zyrtarisht edhe në krye të diplomacisë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 77 vota pro dhe një abstenim miratimin e dekretit …