Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr KUMTESË NGA KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS Të vendosur për vazhdimin e procesit zgjedhor – shqiptarët duhet të përfaqësohen në parlament. Pas analizës së situatës së krijuar rreth vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në njësinë numër 6 në Tërnoc dhe konsultave me partnerët e koalicionit, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës vendosi për pjesëmarrje në procesin e përsëritur të zgjedhjeve parlamentare. Momentet e rëndësishme politike kërkojnë mobilizim të jashtëzakonshëm për ruajtjen e përfaqësimit dinjitoz parlamentar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pavarsisht tendencave të njëpasnjëshme për t’ia mar përfaqësimin parlamentar shqiptarëve. Nga aktivistët e partive politike, njerzit në teren, kërkohet mobilizim i jashtëzakonshëm për ta kaluar me suksese këtë sfidë. Apelojmë që të gjithë qytetarët e Lagjës së Struktarve të cilët jetojnë në diasporë e që kanë mundësi e vullnet të vijnë dhe ta ndihmojnë procesin për përfaqësimin parlamentar të shqiptarëve të Luginës. Njëkohësisht ftojmë qytetarët me bindje tjera politike të konsiderojnë përfaqësimin parlamentar si akt mbipartiak dhe përtej dallimeve tona politike të dalin dhe të votojnë listën tonë. Zgjedhjet do të mbahen të Premten, me 27 Maj. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
FBI dhe CIA: Mos përdorni Huawei! Krerët e 6 agjencive më të mëdha të inteligjencës amerikane, mes tyre FBI dhe …