Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kompania e njohur botërore për prodhimin e pijeve, “Coca-Cola”, ka njoftuar gjatë ditës së sotme se do ta blejë fabrikën serbe të biskotave, “Bambi”, për 260 milionë euro nga investitori privat, “Mid Europa Partners”. Kompania me bazë në Zvicër, e cila bën mbushjen dhe shitjen e pijes “Coca-Cola” në 28 shtete të ndryshme, ka thënë se fabrika “Bambi” ka pasur të ardhura prej 80 milionë eurosh në vitin 2018. Më shumë se dy të tretat e kësaj shume janë fituar në Serbi, ndërsa pjesa tjetër është fituar nga shitja e produkteve në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Raportohet se kjo fabrikë ka shkallë të lartë të fitimit, pa përfshirë taksat dhe interesin. Shkalla e fitimit të kësaj fabrike është gati tri herë më e lartë se shkalla e fitimit të kompanisë “Coca-Cola HBC”. Vlera e aksioneve të kësaj kompanie ra javën e kaluar pas paralajmërimeve për rritje të kostos së huave ekzistuese dhe nivelit të ulët të shitjes në disa shtete gjatë këtij viti. Marrëveshja për blerjen e fabrikës “Bambi” pritet të përmbyllet gjatë çerekut të dytë të vitit 2019. Fabrika serbe është themeluar në vitin 1967 dhe prodhon biskota të ndryshme. Pjesë e brendeve të kësaj fabrike janë “Bambi”, “Plazma”, “Wellness”, “Zlatni Pek” dhe “Josh”, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
CAKTOHET DITA PËR MBAJTJEN E SEANCËS PËR TRIBUNALIN PËR KRIMET SERBE Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e thirrur nga kreu i legjislativit, Kadri Veseli, ka …