Në kuadër të projektit “Maskë për çdo nxënës”, gjatë ditës së sotme, pronari i kompanisë “Bici Commerce”, z.Gafur Bici i ka dhuruar 3mij maska në Këshillin Kombëtar Shqiptar, ku i mirëprit nga kryetari i KKSH, Ragmi Mustafa.

Maska këto të cilat do t’i shpërndahen nxënësve të shkollave shqipe para fillimit të vitit të ri shkollor.

Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret donacione të tilla, që nxënësit nëpër shkolla të kenë mbrojtjen e duhur nga virusi korona gjatë orarit mësimor.

  1. Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me organizata të ndryshme gjatë kohës së pandemisë ka bërë shpërndarjen e maskave, skafandra dhe dezinfektuesve si nëpër shkolla, ashtu edhe nëpër institucionet shëndetësore dhe institucione fetare në Luginë.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme