Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nëpërmjet një postimi në facebook, Komuna e Bujanocit, ka bërë të ditur se për ditën e shtunë (14 dhjetor) do të organizojë “Ditët e bletarisë – Bujanoci 2019”. Ky eveniment bujqësor, është i pari i këtij lloji që organizohet në komunën tonë, ndërsa planifikohet pjesëmarrje e qindra bletarëve nga vendi dhe rajoni. Sipas organizatorëve, në kuadër të këtij manifestimi do të zhvillohen edhe dy ligjerata me qëllim të njoftimit me punën e bletarëve. Sipas njoftimit të Komunës së Bujanocit, për ligjerues, do të jenë Dr.Preng Pepa dhe Dr.Rodoljub Zivadonovic. Ja njoftimi i plot i Komunës së Bujanocit: “Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me shoqatën e bletarëve “APICULA” nga Bujanoci, për ditën e shtunë, 14 dhjetor, organizojnë “Ditët e bletarisë – Bujanoci 2019” Ky organizim do të tubojë qindra bletarë nga vendi dhe rajoni, ndërsa në kuadër të këtij mënifestimi, do të zhvillohen edhe dy ligjerata me profesorë të kësaj lëmie, Dr.Preng Pepa dhe Dr.Rodoljub Zivadonovic. “Ditët e blteraisë – Bujanoci 2019”, mbështet nga GIZ-i gjerman dhe Grupi përhershëm për zhvilklimin rural dhe regjional. Ky manifestim kushtuar bletarisë organizohet për herë të parë në Bujanoc, ndërsa ka për qëllim promovimin e punës së bletarëve lokal dhe ndërlidhjen e përvojave të mira me bletarët e tjerë nga rajoni. “Ditët e Bletarisë – Bujanoci 2019”, do të zhvillohet më 14 dhjketor (e shtunë) me fillim prej orës 10:00h në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, ku do të paraqiten edhe ekspozimet për paisje të bletarisë dhe prodhimeve të mjaltit”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
“Grabitja në Rinas zgjati 5 minuta”, ja si ndodhi E gjithë grabitja në Rinas ndodhi për 5 minuta. Kështu deklaroi gazetari Ermal Vija …