Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komisoni për media pranë Administratës komunale të Bujanocit, gjatë së premtës ka shpall konkursin mbi informimin publik në territorin e Komunës së Bujanocit. Ky është njoftimi zyrtarë nga komuna e Bujanocit: Lëndë e konkursit është bashkëfinancimi i prodhimit të përmbajtjeve mediale në territorin e komunës së Bujanocit në vitin 2018, të cilët janë të rëndësishëm për realizimin e interesit publik i cili është i definuar me nenin 15. të Ligji mbi informimin publik të medieve. Konkursi shpallet për bashkëfinancimin e projekteve realizimi i të cilëve nuk mundet të jetë më i gjatë se tre vite. Mjetet e ndara për projektet të cilat zgjasin më shumë se një vit, paguhen në vitin për të cilin është shpallë konkursi. Pjesëmarrësit e konkursit të cilët kanë marrë mjete, raportin mbi realizimin e projektit i dorëzojnë organit i cili ka ndarë mjetet, në formën e raportit narrativ dhe financiar, në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur. Pjesëmarrësi i konkursit i cili ka fituar mjete për bashkëfinancimin e projektit realizimi i të cilit është më i gjatë se një vit dorëzon raportin narrativ financiar mbi realizimin e projektit për çdo vit kalendarik, deri në fund të atij viti, organit i cili i ka dhënë mjetet. Qëllimet e konkursit: mbështetja e realizimit të drejtave të qytetarëve në informim publik; zhvillimi pluarizmit medial, stimulimi i krijimtarisë mediale në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit; mbështetja e krijimtarisë mediale dhe realizimit të së drejtës për informim në të gjitha fushat e jetës publike, posaçërisht grupeve të mbrojtura. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani: Çështja e Luginës së Preshevës ngritet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara …