Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nxënësit më të mirë të shkollave të mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” nga Bujanoci, të cilët këtë vit kanë përfunduar shkollimin, janë shpërblyer nga kryetari i komunës së Bujanocit z. Arifi. Si shenjë respekti për angazhimin e tyre gjatë shkollimit katër vjeçar, kryetari ndau nga një libër dhe mirënjohje për 8 nxënësit shembullor. Këtë vit, komuna e Bujanocit ka aprovuar një rregullore e cila parasheh stimulimin e nxënësve shembullor me mjete financiare, kurse sot përveç librave dhe mirënjohjeve, nxënësit e dalluar kanë pranuar një stimulim prej 10.000,00 dinarëve. Sipas kryetarit arsimi mbetet prioritet i qeverisjes së tij, dhe do të vazhdojë me masa stimuluese për një arsim më cilësor. Nga ana tjetër, nxënësit shprehen të kënaqur me përkushtimin e komunës së Bujanocit ndaj tyre dhe premtojnë se rrugëtimin e tyre do ta vazhdojnë edhe gjatë studimeve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Hallakamë në Qeverinë serbe, shkaku i Kosovës Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq dhe ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, …