Në mbledhjen e sotme të Këshillit komunal të Bujanocit, Komuna e Bujanocit ka nda një buxhet solidar për Republikën e Shqipërisë, në shenjë solidarizimi me shtetin amë, pas një seri termetesh të ndodhura javën e kaluar.

Lajmin mbi ketë veprim solidar të Komunës së Bujanocit, e ka bërë të ditur kryetari Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka shkruar:

Bujanoci ndihmon Shqipërinë

Derisa ditë më parë, Republikën e Shqipërisë rrespektivisht rajonin e Tiranës e Durrësit e kaploj një valë termetesh, të cilat fatmirësisht kaluan pa viktima por me shumë dëme materiale, Ministrja e Arsimit të Shqipërisë znj.Besa Shahini ftoi të gjithë ata që kanë mundësi për solidarizim me qytetarët e prekur nga termetet.

Këshillit komunal në mbledhjen e sotme vendosi që me një shumë simbolike të marrë pjesë në këtë aksion solidar.

Nën moton “Shqipëria na Bashkon”, Kryetari i Kamberi fton të gjithë qytetarët dhe institucionet tjera te Luginës së Preshevës në solidarizim me Shqipërinë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme