Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur, më 30 qershor 2018 shqyrtoi situatën aktuale politike e cila po zhvillohet në vend dhe rajon. Pas diskutimeve të zhvilluara, kryesia e PDSH-së sjell këtë: KOMUNIKATË Partia Demokratike Shqiptare konsideron se pozita aktuale e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është akoma e rënduar, ku në mungesë të çështjes së pazgjidhur politike dhe në mungesë të çdo perspektive, largimi i shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone akoma më shumë po intensifikohet. Duke qenë se bisedimet Prishtinë-Beograd të udhëhequra e të lehtësuara nga Brukseli zyrtar janë në përmbyllje e sipër sidomos në raportin shqiptaro-serb, në kuadër të kësaj : Partia Demokratike Shqiptare bën thirrje subjekteve politike shqiptare për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptar të Luginës së Preshevës brenda pesëmbëdhjet ditësh, për të sjellur vendime kruciale për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke fuqizuar dhe sinkronizuar dokumentet e mëhershme të miratuara në këtë organ të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përfshi dhe asociacionin e komunave me shumicë shqiptare autoktonë në Luginë të Preshevës. Lidhur me përgatitjen dhe organizimin e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptar të Luginës së Preshevës, Partia Demokratike Shqiptare gjatë ditëve në vazhdim do të organizoj një takim të përbashkët me liderët e subjekteve politike në Luginë të Preshëvës, shoqërisë civile dhe personaliteteve tjera me karakter kombëtar. Në Preshevë, 30 qershor 2018 Kryetari i PDSH-së Dr.Sc. Ragmi MUSTAFA Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
I reziston plumbave të kallashit, dinamitit e granatave, ’BMW’ prezanton automjetin më të sigurt në histori BMW hodhi në treg automjetin e parë të blinduar në vitin 1978 me modelin …