Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka shpjeguar se si e ka parë ai përçarjen e Vetëvendosjes, të cilën e ka quajtur “aksident e jo ndarje”. “Kur ndodh një diskutim dhe mospajtim në çfarëdo kontesti; nga familja e te shteti, atëherë logjika e popullit zakonisht është kush e ka mirë edhe kush e ka gabim, kush është racional dhe kush është krejtësisht irracional? Kush është përgjegjës dhe kush nuk është?”, ka pohuar Konjufca, në Zona B në Klan Kosova. “Nëse e analizon VV-në me të tillë regjistra, atëherë mendoj se populli është përcaktuar dhe ky aksident që i ka ndodhur Vetëvendosjes është i rikuperueshëm, është i kthyeshëm si dëm. Ndarja nuk ishte ideologjike, kemi bërë shumë përpjekje për pajtim, dhe si njëri nga negociatorët për pajim, tashmë jam i bindur se ka qenë një mosdurim irracional nga ana e tyre për një figurë të Vetëvendosje që është Albin Kurti”, tha ai. “S’e kuptoj as sot përse ai konflikt aq i madh me Albin Kurtin. Kam pasur mospajtime me Kurtin edhe vet, por jo që ta shkatërrojmë Vetëvendosjen. Po të isha i tillë do të dyshoja në vetveten. Unë e kam mbrojtur Vetëvendosjen, jo Albinin. Për qytetarët e Kosovës nuk qenka i rrezikshëm e për Dardanin qenka i rrezikshëm a”. “Por, Vetëvendosja është sport i rëndë për disa. Ata mendojnë se është rrugë e gjatë me sakrifica dhe kanë dashur një ‘shortcut’”, tha Konjufca. Ndërsa , Konjufca në Zona B ka deklaruar se Molliqaj gjithmonë është marrë me gjëra të tillë. “PSD-ja u frikësohet zgjedhjeve, pasi nuk është e përgatitur ende, por populli nuk ka shumë kohë të pres shumë. Ndërsa Vetëvendosja është e përgatitur për zgjedhje”. “Kurse deklaratat e Molliqajt për përqindjen e VV-së janë projeksion dëshpërues për të krijuar në popull një gjendje psikologjike”. “Taktika e Molliqajt është e dobët shumë si taktikë, shumë e lodhtë, por kjo është strategjia e tij, si të thuash ‘VV-ja doli 15 për qind, e ne tash jemi 10, dhe nuk jemi fort larg’. Molliqaj gjithmonë është marrë me ‘qisi kfinta’”, ka thënë Konjufca. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Masat e reja, nga ora 18:00 do të ketë kufizime, në Kosovë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemajështë duke shqyrtuar marrjen e disa vendimeve parandaluese pas rritjes …