Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Valon Murati dhe partia e tij, Lëvizja për Bashkim janë më të zëshmit në javët e fundit në temën e bisedimeve me Serbinë për korrigjimin e kufijve, apo shkëmbimin e mundshëm të territoreve. Murati ka thënë se ndihet i habitur se si ka njerëz në shoqërinë kosovare që e trajtojnë me indiferencë mundësinë që Presheva, Bujanoci e Medvegja të jenë pjesë e Kosovës. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. “E ndaj shqetësimin e shumë njerëzve se tërë kjo zhurma rreth korigjimit të kufijve mund të çojë drejt krijimit të kushteve për pranimin e asociacionit apo edhe të një autonomie për veriun dhe serbët e Kosovës. Megjithatë çdo ditë e më shumë po vazhdoj të habitem se si ka njerëz në këtë shoqëri të cilët e trajtojnë me indiferencë totale mundësinë që Presheva, Bujanoci e Medvegja, me popullsinë e tyre shqiptare, kontribuuese të vazhdueshme në luftën për liri, të jenë pjesë e Kosovës, duke mbrojtur idenë e integritetit territorial dhe mbetjes në Kosovë të pjesëve të tri komunave veriore ku serbët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Serbinë, të cilat janë jo vetëm jolojale, por edhe e bëjnë në vazhdimësi shtetin e Kosovës jofunksional” shkruan Murati në Facebook. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari Mustaf pret në selin e KKSH-së përfaqesuesit e Ambasadës Amerikane Përfaqësuesit e Amerikës takojnë udhëheqjen e re të KKSH-së Kryetari dhe zv/kryetari i Këshillit …