Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kosova nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë anëtare e kësaj organizate. Edhe pas raundit të dytë të votimit Kosova nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it. Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë policore ishte shumë i ashpër. Ndryshe, Kosova kishte aplikuar edhe më parë për anëtarësim në INTERPOL. Aplikimi i parë për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL ishte bërë në vitin 2010 nga krerët e MPB-së së Qeverisë së Kosovës të asaj kohe. Kërkesa për aplikim ishte dorëzuar tek Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, por e cila nuk ishte kaluar tek organet tjera të INTERPOL-it për shqyrtim të mëtejshëm. Kërkesa e dytë e institucioneve kosovare për anëtarësim në INTERPOL ishte bërë në muajin prill të vitit 2015. E nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aplikacioni i dytë ishte dorëzuar në INTERPOL përmes kanaleve të tërthorta, gjegjësisht ishte përcjellë në INTERPOL nga misioni i UNMIK-ut, por që organet e INTERPOL-it nuk e kishin marrë në shqyrtim aplikacionin. Ndërkaq, në vitin 2007 Kosova ishte tërhequr nga aplikimi në INTERPOL, raporton Telegrafi. Për anëtarësim në këtë organizatë nevojiteshin shumica prej 2/3 (dy të tretave) të votave të anëtarëve të shteteve të INTERPOL-it që janë të pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme kur votohet për anëtarësimin e një shteti në INTERPOL. Ndryshe, Interpol është organizata më e madhe e policisë ndërkombëtare, ndërsa është themeluar në vitin 1923 për të nxitur bashkëpunimin policor. Në fakt, roli bazë i INTERPOL-it është të funksionojë si një qendër informacioni. Për t’u anëtarësuar në INTERPOL nuk është kusht të jesh vend anëtar i OKB-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Imazhi i parë i raketës kineze në rënie të lirë drejt tokës, ende nuk dihet ku do të bjerë mobilizohen shum shtete Ky është imazhi i parë i raketës kineze ‘Long March 5B’ që po bie …