Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Përfaqësuesja e Kosovës është në prag të shkrimit të historisë në arenën ndërkombëtare. ‘Dardanët’ ndodhen shumë pranë kualifikimit në fazën e Play Off të Ligës së Kombeve, përmes së cilit pastaj do të kërkohej edhe kualifikimi për Kampionatin Evropian. Për të arritur këtë sukses, Kosova ka nevojë së paku për një barazim ndaj kundërshtarëve nga Azerbajxhanit, në sfidën që luhet me fillim nga ora 20:45. Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit fillon nga ora 20:45, dhe është e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Kosovës i mjafton një barazim për të siguruar vendin e parë në ‘Grupin 3’, sukses që do t’i garantonte kalimin në Ligën C për sezonin e ardhshëm. Me barazim, Kosova siguron të drejtën edhe të ‘Play Off’, ku do të kërkonte kualifikimin historik për në Kampionatin Evropian. Me fitore ndaj Azerbajxhanit, Kosova në ‘Play Off’ do të takohej me Maqedoninë në udhëtim, ndërsa me barazim, e pret Gjeorgjia, po ashtu në udhëtim. Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të jetë i stërmbushur për këtë ‘finale’, pasi që tashmë janë shitur të gjitha biletat. Por çfarë u lejohet tifozëve ‘Dardanë’ që të fusin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’? Rregullat: Dyert e stadiumit hapen ne ora 18:00. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë bilete luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët. Gjërat që nuk lejohen përfshijnë: – Mjetet piroteknike – Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë – Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë – Pijet alkoolike dhe substancat narkotike – Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj. – Ombrella – Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë – Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodshme, etj) etj. – Kamera profesionale dhe video kamera – Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele – Materialet promovuese ose komerciale – Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar. Like 0