• Magazina
Faqja Kryesore Lajme Kosova temë kryesore në takimin e sotëm Pompeo-Vuçiq

Kosova temë kryesore në takimin e sotëm Pompeo-Vuçiq

1 Min e Lexuar
0
0
35

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Nju Jork me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Mediet serbe raportojnë se Kosova do të jetë temë diskutimi në takimin ndërmjet Pompeos dhe Vuçiqit.

Sipas raportimeve, Vuçiq në takim me Pompeon do të kërkojë mbrojtje për popullin serb në Kosovë dhe heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe nga Kosova.

“Presidenti Vuçiq do të kërkojë nga forca më e madhe e botës që të ketë një qasje të ekuilibruar dhe të drejtë për zgjidhjen e krizës në Kosovë”, shkruan Blic.

Sipas “Blic” i cili i referohet gazetës “Novosti”,  shkruan se takimi i sotëm është një sinjal që Uashingtoni po merr iniciativën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila shumë shpejt mund të rezultojë në heqjen e taksës. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën