Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur në formë elektronike ka marrë vendim që të aplikojë reciprocitet ndaj qytetarëve të Serbisë, të cilët kur hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.“Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, thuhet në njoftim. Po ashtu, Qeveria ka vendosur që pronarët e automjeteve me targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’, që janë pajisur nga 10 qershori 1999 e deri më 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i automjeteve me targat RKS. “Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 30.09.2022. Një pikë tjetër që është vendosur në mbledhjen e sotme të Qeverisë është edhe çështja e ngjitësve të targave të automjeteve, që sipas njoftimit, është shtyrë afati deri në tetor 2022.Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se automjetet me targa të Serbisë që kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Kosovës duhet të kenë të vendosur ngjitësin ne pjesën e simboleve shtetërore, e që do të vlejë deri në 31 tetor 2022.“Ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit të Zyrës së Kryeministrit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Brenda festës luksoze të ditëlindjes së 28-të të Luana Vjollcës Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, dje (e hënë), festoi ditëlindjen e 28-të. Me …