Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Prishtina u trondit gjatë ditës së hënë nga një vrasje në familje ku mbeten të vdekur tre persona. Hasan Krasniqi 61-vjeçar i mori jetën gruas së tij si dhe nuses së djalit e cila kishte 27-vjet, Remzie Krasniqit. Pas këtyre dy vrasjeve, 61-vjecari i mori jetën edhe vetës. Motivet e këtij rasti të rëndë ende nuk janë plotësisht të qarta. Organet e hetuesisë kosovare treguan se Hasan Krasniqi kishte qenë i njohur për policinë si dhe tash e një kohë kishte probleme mendore. Por një tragjedi ndodhi edhe në Mitrovicë dje. Aty si pasojë e shembjes së një objekti në mënyrë tragjike vdiq 27-vjecari, Visar Behrami. E në Pejë një polic tentoi t’ia marrë jetën vetës. Për vetëm 24 orë në Kosovë gjatë ditës së hënë ndodhën tragjedi të ndryshme. Në Prishtinë gjatë një konflikti familjar mbetën të vdekur tre anëtarë të një familjeje, shkruan Gazeta Express. Ngjarja tragjike ndodhi në pasditen e së hënës në “Dardania”, të Prishtinës. Brenda një banese 61-vjecari, Hasan Krasniqi i mori jetën gruas së tij si dhe nuses së djalit e cila i kishte 27-vjet. Krimi në Prishtin: Dy viktimat dhe djali i tyre Para se të kryente aktin makabër, Hasan Krasniqi 61-vjeçar, mori vajzën 2-vjeçare të djalit të tij, Kreshnikut dhe e dërgoi te fqinjët. Me tu kthyer në banesë, e pati të qartë atë se çka e kishte ndër mend të bënte. Cak i tij ishte gruaja me të cilën kishte vite që nuk po flisnin, derisa, e vdekur mbeti dhe gruaja e djalit, 27-vjeçarja Remzie Krasniqi. Pas këtij akti makabër, ai telefonoi djalin e tij (Kreshnikun) për t’i thënë vetëm diçka “nanën e gruan t’i rahatova, tash pe rahatoj veten”. Gazeta Express sjell historinë e vrasjes së trefishtë në Prishtinë. Ka disa vite që në familjen Krasniqi kishin filluar problemet, e burim i tyre ishte vetë kryefamiljari, Hasan Krasniqi, 61-vjeçar. Në foto: Remzie Krasniqi, 27-vjeçe e cila u vra dje në Prishtinë nga vjehërri i saj Hasan Krasniqi Ish-arsimtari për gati 10 vite, siç deklarojnë familjarët e ata që e kishin njohur nga afër i kishte bërë presion gruas së tij, Hysnijes (të cilën kishte tentuar edhe ta vriste) e katër fëmijëve të tij. Për një kohë, madje familja kishin qëndruar larg tij, përderisa lajmërimet që disa herë kishin bërë në polici nuk kishin ndikuar që i njëjti të ndryshonte apo të përmirësonte sjelljen. Ishin bërë katër vite që gruaja e tij, Hysnija, as nuk po fliste me të, teksa po mendonte edhe ndarjen, por, kjo nuk shihej as si opsion për Krasniqin. 60-vjeçaren përveç se e kishte rrahur disa herë, kishte tentuar ta vriste duke e lënë me lëndime trupore. Pas tentim vrasjes, Hysnije Krasniqi, së bashku me djalin e saj Kreshnikun e gruan e tij, që mbeti e vdekur sot, Remzijen, ishin larguar nga shtëpia, e aty do të ktheheshin pas gjashtë muajve, kur 61-vjeçari do t’ju premtonte se kishte ndryshuar, e nuk do t’i shqetësonte më. Asgjë çka kishte premtuar Hasan Krasniqi nuk ndodhi. Problemet në familjen e tij kishin vazhduar deri sot, kur i njëjti me armën që nuk kishte shumë kohë që e kishte blerë do ta vriste së pari gruan e tij, pastaj nusen e djalit (Remzijen) e më vonë edhe veten. Për rastin është deklaruar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka. “Motivet ende nuk keni mundur me i marrë siç duhet, vetëm dimë se personi që e ka bërë këtë vepër ka qenë me probleme psikike ose mendore, sipas djalit të tij shpesh herë është kontrolluar në psikiatri”, ka thënë Beka. “Vëllai i viktimës femër e vitit 59, në një bisedë jashtë kamerave ka thënë se të dy bashkëshortët kane qenë duke ndjekur procedura për shkurorëzim pasi kanë pasur probleme martesore. Ndërsa djali dhe reja e tij nuk kanë qenë duke jetuar në të njëjtën banës”, ka thënë Beka. Ai gjithashtu tha se dorasi pas vrasjes së gruas së tij dhe rejës ka telefonuar djalin e tij duke i thënë se i ka vrarë nënën dhe gruan. Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Tragjedia në Mitrovicë: Vdes derisa po punonte 27-vjeçari Pak orë pas krimit në Prishtinë, ndodhi një tragjedi në Mitrovicën e Jugut. Aty si pasojë e shembjes së një hoteli ndërroi jetë një 27-vjecar. Bëhet fjalë për të riun, Visar Behrami nga ky qytet. 27-vjeçari, Visar Behrami që vdiq në Mitrovicë si pasojë e shembjes së hotelit I ndjeri në momentin e tragjedisë, ishte duke punuar në objektin e ish hotelit bashkë me tre punëtorë të tjerë, kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës. I nderi kishte mbetur nën rrënoja për më shumë se pesë orë. Nga ora 17:00 e deri pak pas mesnatës kanë zgjatur kërkimet e ekipeve të shpëtimit, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe FSK-së për gjetjen e trupit të të riut nga Mitrovica. Është bërë e ditur se prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, se janë ndaluar nga policia dy persona lidhur me këtë rast, punëdhënësi dhe punëkryerësi në objektin e ish-hotelit. Pejë: Polici tenton të vetëvritet E në qytetin e Pejës një person ka tentuar t’ia marrë jetën vetës. Esat Sejfiq, pjesëtar i Policisë së Kosovës dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur të dielën në orën 10:00 në Pejë. Sipas burimeve, polici e ka qëlluar veten dy herë me armë. Rasti ka ndodhur në lagjen Brestovik, afër shtëpisë së tij. Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës ku sipas tyre, i plagosuri fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal në Pejë me dy plagë nga arma e zjarrit ndërsa prej aty është transferuar në QKUK ku po vazhdon ende trajtimin. Ndëkrohë gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile. Kështu i tha të martën Expressit, zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova. “Gjendja e tij shëndetësore është stabile. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”, tha për Express, Rugova. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lajmi i fundit: Agim Veliu tërhiqet, nesër Isa Mustafa kandidat i vetëm për kryetar Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të jetë kandidati i …