Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka qëndruar sot në Bujanoc në vizitën e tij të parë në vendin tonë. Ai është pritur ngrohtësisht nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i shoqëruar nga zëvendësi i tij Shqiprim Musliu dhe shefi i kabinetit të tij Sali Salihi. Në takim, nikoqiri Arifi e njoftoi kryebashkiakun e Tiranës me situatën aktuale në komunë të Bujanocit, si dhe për planet dhe aktivitetet që do të realizohen gjatë vitit 2023. Gjatë takimit, theksi kryesor u vë në mundësitë e zhvillimit ekonomik, si çelësi kryesor për prosperitetin e dy vendeve. Nismat rajonale ishin gjithashtu një temë diskutimi, ku dy kryetarët shtjelluan mundësitë e bashkëpunimit dhe rëndësinë që kanë këto nisma për të mirën e qytetarëve të dy komunave. I pari i Tiranës, njëherit edhe kryetar i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha komunat për realizimin e projekteve që në fokus kanë rininë dhe zhvillimin ekonomik. Në fund të takimit, dy kryetarët shkëmbyen dhurata për njëri tjetrin. Veliaj dhuroi simbolin e Sahat Kullës, një monument kulturor, ndërsa kryetari Arifi dhuroi një pikturë të sheshit të Bujanocit, e punuar në gurë nga artistja nga Bujanoci Drenusha Dalipi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafi: Tekstet mësimore falas për 950 parashkollorë në Luginë të Preshevës Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi ka bër me dije se janë siguruar …