Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Krerët e institucioneve të Republikës së Çekisë do të mblidhen në tetor për të diskutuar rreth politikës së jashtme të shtetit. Një nga çështjet që do të jetë temë diskutimi, do të jetë edhe nisma e presidentit çek, Millosh Zeman, për të shqyrtuar tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Kosovës. Megjithatë kryediplomati çek, Tomas Petriçek, nuk e ka pritur fare takimin e muajit tetor për të treguar se nuk ka kurrfarë arsye që Republika e Çekisë të tërheq njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Askush në Republikën e Çekisë nuk pajtohet me nismën e presidentit Millosh Zeman për të shqyrtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Përveç kryeministrit, Andrej Babish, se nuk ka nevojë të rishqyrtohet pozicioni i Çekisë karshi Kosovës e thotë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Toma Petriçek. “Ne e kemi njohur Kosovën ‘de jure’”, thotë prerë Petriçek. Petriçek ka thënë sot se nuk sheh kurrfarë arsye që shteti i tij të tërheq njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës. “Politika e jashtme e Çekisë duhet të jetë e rrjedhshme dhe e qartë” është shprehur tutje ministri çek, shkruan lidovky.cz, transmeton Gazeta Express. Tutje ai ka thënë se është i gatshëm që të bisedojë me kryeministrin dhe zyrtarët tjerë shtetërorë për këtë çështje. “Jam i gatshëm që të diskutojë për këtë çështje me kryeministrin dhe zyrtarët tjerë, dhe do të propozojë argumentet e mia” , ka shtuar tutje ai. Nismën për të diskutuar mundësitë për tërheqjen e njohjes për Kosovën e ka marrë presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë qëndrimit të tij në Beograd. Ndërkohë edhe përkundër faktit që i ka pëlqyer qëndrimi i Zeman për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka shprehur rezervat e tij se mund të ndodh ndonjë tërheqje e njohjes. Gjatë muajit tetor pritet që të mbahet një takim i gjithë zyrtarëve shtetërorë të Çekisë ku do të diskutohet për koordinimin e politikës së jashtme, ndërkohë pritet që temë diskutimi të jetë edhe çështja e Kosovës Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi dhe Vuçiq takohen më 24 qershor në Bruksel Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen …