Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” ka thënë se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë do të ofrojë mundësi të reja dhe do t’i hapë dyert që sot janë të mbyllura për Kosovën. Një marrëveshje përfundimtare me Serbinë do të ofrojë mundësi të reja dhe do t’i hapë dyert që sot janë të mbyllura për Kosovën. Kështu ka theksuar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” shefja e diplomacisë norvegjeze, Ine Eriksen Søreide, e cila sot do ta vizitojë Kosovën, me ç’rast do ta takojë presidentin e vendit Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinajn dhe ministrin e Jashtëm Behgjet Pacollin. Politikania 43-vjeçare, e cila është gruaja e parë në Norvegji që udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e inkurajon Kosovën e Serbinë ta rifillojnë dialogun e normalizimit të raporteve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht faktit që taksa ndaj mallrave serbe e ka vështirësuar vazhdimin e dialogut në mes të dyja vendeve, ajo shpreson se gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje reciproke dhe e pranueshme, pasi prolongimi mund të bartë gjithmonë rreziqe. “Shpresoj se ky vit mund të jetë një dritare e mundësisë për të arritur një marrëveshje reciproke të pranueshme. Prolongimi mund të përfshijë gjithmonë rreziqe, pasi është e vështirë të parashikohet situata e ardhshme si brenda, ashtu dhe jashtë vendit”, ka pohuar Søreide. Gjatë kësaj interviste kryediplomatja norvegjeze ka folur edhe për idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë, duke thënë se një marrëveshje midis Kosovës e Serbisë duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të sigurojë stabilitetin rajonal, ta mbajë Kosovën si një shoqëri shumetnike dhe të jetë e zbatueshme. “Brenda kësaj kornize unë besoj se i takon vetë palëve për të identifikuar se çfarë mund të jetë një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët”, ka potencuar ajo. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thirrje për aplikim! Studentët nga vende të ndryshme të botës kanë filluar të aplikojnë për edicionin e dytë të AAB Summer Academy Edicioni i dytë i Shkollës Verore, organizuar nga Kolegji AAB. AAB Summer Academy, tashmë …